
Besimi i qytetarëve të Maqedonisë në Bashkimin Europian ra ndjeshëm që nga viti 2004, kur 97.2% mbështetën anëtarësimin – pasi SHBA-të njohën emrin kushtetues të vendit. “Ka rënë vazhdimisht që atëherë, sepse nuk ka pasur asnjë lëvizje”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i MCMS, Aleksandar Krzhallovski, përcjellë tv21.
Ai beson se një pjesë e fajit i takon BE-së, e cila, sipas tij, nuk vepron në përputhje me vlerat e veta – siç është respekti për dinjitetin njerëzor.
“Sado që jemi fajtorë për këtë, veçanërisht institucionet tona, organet shtetërore, të gjitha qeveritë që menduan se një problem duhet të zgjidhet ose jo, unë sigurisht që ia atribuoj një pjesë të fajit Bashkimit Europian, pikërisht për shkak të vlerave që përmendët, sepse në përgjithësi këto gjëra që ndodhin nuk janë në përputhje me vlerat europiane, të cilat, si europianë, i kanë shkruar në marrëveshjen e tyre për Bashkimin Europian. Ata renditën konkretisht gjashtë vlera, ndër të cilat, e para është dinjiteti njerëzor. Nëse kjo nuk cenon dinjitetin tonë, si me emrin me Greqinë ashtu edhe me atë që Bullgaria kërkon prej nesh, nuk e di se për çfarë vlerash po flasim, por është e qartë se Bashkimi është gjithashtu një përmbledhje vendesh ku interesat e shteteve janë parësore, të paktën kjo është ajo që kemi mësuar gjatë gjithë këtyre viteve, dhe pastaj janë parimet dhe vlerat”, tha Aleksandar Krzhalovski, Drejtor i MCMS.
The post Eurospekticizmi në Maqedoni, Krzhallovski: Një pjesë e fajit i takon BE-së appeared first on Telegrafi.