20 shtetas të Maqedonisë së Veriut sot u evakuan nga Izraeli dhe arritën në aeroportin e Shkupit me aeroplanin “AirSerbia”.

Njëra prej të evakuarve, Marica Janevska nga Kumanova, e cila ka qëndruar në Izrael për 7 muaj tha se ajo ka qëndruar 30 kilometra larg Gazës.

“Qëndruam si turistë. Ishim në qytetin Azhdot i cili është shumë vend i bukur. Por, filloi të ketë luftime. Dhjetëra raketa u lëshuan para disa ditëve. Ishte shumë keq. Pjesa më e madhe erdhëm në Maqedoni, por ka edhe prej atyre që mbetën. Ambasada na ndihmoi shumë”, u shpreh Marica Janevska.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se do të paguhen të gjitha shpenzimet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Evakuohen nga Izraeli 20 shtetas të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.