EVN Home informon se si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2024 pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 95% të sasisë së përgjithshme të planifikuar.

Nga EVN thonë se ky çmim është rreth 7,5% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2023), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë.

“Për mbulimin e 5% të mbetura nga sasia e përgjithshme e planifikuar, EVN Home pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV, me çmim të shitblerjes prej 120,01 euro për megavat-orë. Përveç SHA EMV, në tender mori pjesë edhe Sole24 DOOEL. Për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike, Elektrodistribuimi pranoi ofertë me të volitshme nga SHA EMV edhe atë me çmim prej 105 euro për megavat-orë. Më herët ky çmim ishte 100 euro për megavat-orë”.

“Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara”, thonë nga EVN Home.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund shtojnë se në çmimin përfundimtar hyjnë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

EVN Home: EMV ka ofruar çmim më të lartë të energjisë elektrike për 7.5 përqind shkruan Telegrafi.