Në debatin për raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Tanja Fajon, vlerësoi se veto e Bullgarisë për negociatat me Maqedoninë e Veriut, është e papërgjegjshme.

Ajo tha se veprimi i njëanshëm nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret për anëtarësimin në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria duhet të tërhiqet nga veto e saj, pasi kriza që e shkakton do ta rrezikojë procesin e zgjerimit për vendet tjera të rajonit”, tha Fajon.

Ndërsa para saj, deputeti bullgar Andrej Kovaçev tha se në Maqedoninë e Veriut shkelet e drejta për liri të shprehjes ndaj maqedonasve me prejardhje bullgare dhe se bashkësia bullgare në RMV ka qenë shumicë para se Tito të vijë në pushtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se rasti me këngëtarin e zgjedhur për në Eurovizion, është dëshmi se si bullgarët në Maqedoni, janë vazhdimisht cak i sulmeve./Telegrafi/

Fajon: Vetoja bullgare për RMV-në është papërgjegjësi shkruan Telegrafi.