Prindërit e fëmijëve që vdiqën në zjarrin e diskotekës “Pulse” në Koçan kanë paralajmëruar marsh proteste për të shtunën në Shkup, ndërsa po kërkojnë mbështetje nga qytetarët që t’u bashkohen atyre.
“Marshi i engjëjve” do të mbahet në Shkup, dhe është planifikuar të fillojë në orën 12:05 në Sheshin Maqedonia, nga ku do të vazhdojë para Kuvendit dhe Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Iniciativa “Kush është i radhës?” ka postuar një video në Instagram në të cilën prindërit e fëmijëve që vdiqën, të emocionuar, u bëjnë thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshimit dhe t’i mbështesin ata në kërkimin e drejtësisë për vdekjet e fëmijëve të tyre.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
