Pesë prokurorë të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë ngritur në detyrë. Prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rustemi janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë e Lartë-Shkup. Derisa prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për prokurorë janë kandiduar edhe prokurorë të tjerë nga ish PSP-ja, por ato nuk i zgjodhi Këshilli i Prokurorëve.

Prokuroria e Shkupit mbetet pa shef, sepse shefi aktual Sasho Rajçev sot u zgjodh për prokuror publik në Prkurorinë e Lartë-Shkup. Në këtë prokurori janë zgjedhur edhe Naum Panovski dhe Snezhana Bundallevska-Georgievska.

Në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë zgjedhur edhe Natasha Pop-Trajkova dhe Katerina Kollareviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fatime Fetai zgjidhet prokurore në Prokurorinë e Lartë të Shkupit shkruan Telegrafi.