Kandidati i VLEN-it për Komunën e Kërovës, Fatmir Limani, është paraqitur para opinionit pas rezultateve për zgjedhjet lokale.

Ai thotë se qytetarët nuk i besuan për ta ndryshuar Kërçovën, ndërsa thotë se e ka të vështirë të kërkojë nga qytetarët që ta përkrahin Fatmir Deharin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dola në fushë për të ndryshuar Kërçovë, nuk mund ta bëjë këtë pa votën e qytetarëve. Nëse ata zgjidhin dikë tjetër, ata besojnë se ai është në gjendje të sfidojë kandidatin maqedonas. Përgjegjësia është e atyre dhe jo e imja”.

“Për këto arsye e kam të vështirë të bëjë thirrje për të votuar pro atij, gjithnjë duke pasur parasysh ato ngjarje që janë shfaqur në video dhe audio-incizime. Unë do të bëjë thirrje të votohet më i miri, duke besuar se qytetarët do të dijnë të votojnë duke peshuar gjithçka. Në këto rrethana të reja, ndjej se zotimi im është përmbushur”, tha Fatmir Limani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në Komunën e Kërçovës kandidati i parë ka dalë ai i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Jovanovski, i cili ka marrë 11.777, ndërsa i dyti është kandidati i AKI-së Fatmir Dehari, i cili ka marrë 5.393 vota./Telegrafi/