Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ndaj siç thotë shpifjeve në rrjetet sociale, për të cilat ai akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të egër kundër personalitetit tim,” shprehet Fetai, duke shtuar se sulmet po bëhen përmes profileve të rreme që synojnë ta njollosin me “lloj-lloj shpifjesh dhe gënjeshtrash”, reagon Fetai.

Sipas tij, këto sulme bëhen nga BDI dhe një pjesë e ASH-së.

“Këto sulme janë një shenjë e fuqisë sonë. Ata sulmojnë sepse lëvizja jonë i ka prishur planet e BDI-së dhe të pengjeve të Gjoka Konstruksion. Duart e mia janë të pastra, ndërgjegjja ime e qetë. Për 20 vjet karrierë, unë nuk kam keqpërdorur as edhe një qindarkë të burimeve publike. Duart e mia janë të pastra, ndërgjegjja ime e qetë. Distanca nga BDI-ja – Jam i vetmi që kurrë nuk ka pasur kontakt, bashkëpunim apo kompromis me BDI-në dhe me kryetarin e tyre. Kam mbajtur dhe do mbaj një distancë higjienike me ta. Pavarësia vendimmarrëse – Askush nuk mund të ndikojë vendimet e mia, të më kushtëzojë apo të më shantazhojë. Varësia ime e vetme është ndaj popullit tonë dhe kombit tonë”, shkruan Fetai.

Advertisement

Fetai në fund të reagimin shkruan se pavarësisht sulmeve, shqiptarët po fuqizohen dhe kjo nuk do të ndalet.

“Karavani ynë ecën përpara, i pandalshëm, drejt një të ardhmeje ku shqiptarët fuqizohen, jo eksploatohen”, thuhet në reagimin e Fetait.

The post Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy