“Nuk i thash Jo kryetarit, i thash Jo një plani që nuk është plan i Aleancës për Shqiptarët”, kështu e komentoi zëvendëskryeministri Arben Fetai në Click Plus në TV21, vendimin e kreut të ASH-së, Arben Taravari për largim nga Qeveria. Fetai tha se mbledhja e ASH-së, e udhëhequr nga kryetari i partisë ishte një cirk.

“I thash Jo një vendimi që nuk është vendim, sepse nuk e ka marrë formën e vendimit në organet partiake. Si pikë e parë nuk ishte mbledhje e kryesisë, ishte format i shpikur ku merrnin pjesë anëtarët e kryesisë së partisë, funksionarët dhe kryetarët e degëve. Ky format nuk ekziston askund në statutin e partisë. Përgjegjës i thirrur për të marrë vendime të tilla në ASH është vetëm Kuvendi i partisë. Pra unë vendosa të mos legjitimoj një cirk”, tha Arben Fetai.

Kujtojmë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari një javë më parë kumtoi se si ASH do të largohen nga Qeveria.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fetai: I thash “jo” një plani që s’është i ASH dhe që s’ishte vendim i partisë, mbledhja ishte cirk appeared first on Telegrafi.