Fetai liston tetë komunat që ASH-Taravari planifikon t’i fitojë me BDI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në një postim në rrjetin social Facebook, publikon tetë komunat të cilat dy krahët e Aleacës për Shqiptarët do t’i kenë në zgjedhjet lokale si pasojë e bashkëpunimit me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Fetai thotë se ASH-Taravari bëri pazar me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Reagimi i plotë:

“Na thanë po ndahemi nga VLEN, sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Pastaj e zbuluan pazarin: thanë BDI “na jep” njërit krah Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën; krahut tjetër, Haraçinën dhe Studeniçanin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë. Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe sondazhet e pavarura për kandidatët e pranueshëm për Aliun. Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit”, ka shkruar Fetai.

Advertisement

 

 

The post Fetai liston tetë komunat që ASH-Taravari planifikon t’i fitojë me BDI-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy