Fetai për Komunën e Kërçovës: Limani u prononcua dy herë, por do të mblidhet shtabi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arben Fetai nga VLEN në Debat 21 ka folur për çështjen e Kërçovës, ku në rreth të dytë do të shkojë kandidati i AKI-së, Fatmir Dehari dhe kandidati i OBRM-PDUKM-së, Aleksandër Jovanovski.

Fetai tha se kandidati i tyre për këtë komunë, Fatmir Limani është prononcuar dy herë, megjithatë shtoi se do të mblidhet sërish shtabi.

“Sa i përket Kërçovës, aty ka folur Fatmir Limani. Fatmir Limani është prononcuar dy herë dhe për momentin ky është qëndrimi i vetëm. Dhe duhet të ulemi në kuadër të shtabit, në kuadër të kryesisë së VLEN-it dhe të nxjerrim qëndrim për rrethin e dytë”, tha Fetai.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy