Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se Qeveria ka përgatitur një plan të ri për Qeverisje të Mirë, i cili siç tha, bazohet në katër shtylla thelbësore.

Ai tha se shtylla e parë ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shtylla e dytë synon fuqizimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shtylla e tretë përqendrohet në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informacione, ndërsa e katërta ka të bëjë me dialogun strategjik me shoqërinë civile”, tha Fetai.

Fetai shtoi se gjatë vitit të parë të Qeverisë janë përqendruar në kthimin e besimit të qytetarëve dhe ndërtimin e një shteti që reflekton nevojat dhe të drejtat e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fetai: Qeveria me plan prej katër shtyllave për qeverisje të mirë, e para është lufta kundër korrupsionit appeared first on Telegrafi.