Sipas vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Transparencë 2023-2026, të koordinuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai, rezulton se Qeveria e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë.

Ndaj në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin e zëvendëskryeministrit Fetai, u miratuan vendime për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore.

Me vendimet e sotme, Qeveria obligoi grupin e punës për zbatimin e Strategjisë për Transparencë 2023-2026 që, brenda 7 ditëve, të përgatisë ndryshime në planin aksional, duke përcaktuar afate të reja dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve.

“Ndër masat e ndërmarra, veçojmë tri:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministritë dhe organet e administratës shtetërore do të publikojnë, brenda 45 ditëve, të gjitha informacionet nga kërkesat e përgjigjura për qasje në informacione me karakter publik, të anonimizuara, duke filluar nga 24 qershori 2024.
Organet e administratës shtetërore që nuk kanë ueb-faqe, do t’i krijojnë ato brenda 90 ditëve.
Ministritë dhe organet e tjera shtetërore do të publikojnë në ueb-faqet e tyre procedurat e brendshme për prokurime publike.
Transparenca institucionale është prioritet kryesor i kësaj Qeverie. Do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje me seriozitetin maksimal për të ndërtuar një administratë të hapur dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve”, njoftojnë nga kabineti i Fetait.

The post Fetai: Qeverisja e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të planifikuara për veprimin strategjik qeveritar appeared first on Telegrafi.