Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të testuarve kanë qenë të llojit britanik të coronavirusit.

“Me përqindje të madhe, të tetuarit nga janari e këtej dhe sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të testuarve i takojnë llojit britanez”, tha Filipçe.

Ai shtoi se për këtë shkak janë të kujdesshëm me zbutjen e masave për shkak se pacientët me këtë lloj me shpesh e bartin virusin.

“Deri tani në Maqedoni janë zbuluar 30 mutacione të coronvirusit”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe: 50 për qind e të testuarve në Maqedoni i takojnë llojit britanez të coronavirusit shkruan Telegrafi.