Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në lidhje me paralajmërimet e BDI-së, tha sot se e drejta për të protestuar është e garantuar me kushtetutë, por nuk duhet të keqpërdoret.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, Filipçe informoi se në LSDM është duke u zhvilluar procesi i zgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale, si dhe vijojnë bisedimet për partnerët e koalicionit sa u takon zgjedhjeve.

“E drejta e protestës është e garantuar me kushtetutë, por absolutisht nuk vlerësoj se duhet të keqpërdoret për qëllime politike. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, disa nga kandidatët janë tashmë të njohur dhe janë disa nga kryetarët aktualë të komunave. Emrat e të gjithëve do të bëhen të ditur javën tjetër. Mendoj se deri në fund të qershorit i gjithë procesi do të përfundojë. Qëllimi është të promovojmë kandidatët më të mirë nga të gjitha komunat, individë me kredibilitet dhe kapacitet për të zbatuar programe, si në aspektin e vlerave ashtu edhe në atë politik. Gjithashtu kemi filluar procesin e bisedimeve dhe gjetjen e partnerëve për ciklin e zgjedhjeve lokale. Disa nga negociatat po përfundojnë gradualisht, të tjerat janë në rrjedhë”, ka thënë Filipçe.

The post Filipçe BDI-së: E drejta e protestës është e garantuar me kushtetutë, mirëpo nuk duhet të keqpërdoret appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";