Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se do të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneka, një për të cilën ai kishte më shumë dyshime për ndërlikimet që mund të shkaktojë pas aplikimit.

“Po, patjetër”, tha Filipçe sot kur u pyet nëse do të ishte i pari që do të vaksinohej me atë vaksinë.

Ai njoftoi dje se vaksinat AstraZeneka pritet të arrijnë ndërmjet 31 marsit dhe 15 prillit.

Lidhur me pozicionin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve se vaksina AstraZeneka është e sigurt, Ministri Filipçe theksoi se në lidhje me këtë vaksinë ata i kushtojnë vëmendje të veçantë asaj që thonë agjencitë kombëtare në BE, të cilat përkohësisht ndaluan vaksinimin dhe ndjekin të gjitha hulumtimet përkatëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me antitrupat, Ministri tha se jemi në një situatë ku testet e shumta mund të përcaktojnë saktësisht se si dhe në çfarë mënyre do të vaksinohen personat që kanë kaluar coronavirusin, qoftë me një dozë të vetme./Telegrafi/

Filipçe do të vaksinohet me AstraZeneka shkruan Telegrafi.