Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotshme do të mblidhet Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me çka do të shihet nëse ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19.

“Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë”, tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe tha se beson që masat aktuale, respektivisht ora policore nga ora 22:00 do të jep rezultate dhe se situata me pandeminë stabilizohet.

“Unë besoj se këto masa do të japin rezultate. Mendojmë se të rinjtë si një grup e qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh kanë komunikuar edhe pas mbylljes së objekteve gastronomike, kanë qenë vektor serioz i transmetimit të virusit, për këtë arsye mendoj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe: Do të vlerësohet nëse ka nevojë për masa shtesë shkruan Telegrafi.