Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëron për një rënie serioze të treguesve ekonomikë dhe politika krejtësisht të gabuara të qeverisë.

“Kur qytetarët nuk mund t’ia dalin mbanë sepse qeveria po ndjek politika të këqija ekonomike, kur çmimet nuk janë nën kontroll, kur ka një rënie të investimeve të huaja, atëherë kjo është një provë e qartë se ekonomia po fundoset. Vitin e kaluar, si rezultat i politikave tona, investimet e huaja në gjashtë muajt e parë arritën në 600 milionë euro. Këtë vit, nën këtë qeveri, kjo shifër ka rënë në vetëm 200 milionë. Çfarë mund të presim? Vetëm një rënie shtesë, një rënie të eksporteve, veçanërisht me Gjermaninë, dhe ngecje të prodhimit industrial”, tha Filipce në një intervistë për “360 Gradë”.

Lidhur me kredinë hungareze, ai tha se nuk e dinë se ku janë një miliard eurot.

“Thjesht, askush nuk e di se ku janë një miliard euro. Nga 350 milionë eurot e shpallura për komunat, më pak se 10 përqind janë realizuar. Pra, ku janë paratë? Informacioni ynë është se ato tashmë janë shpenzuar, ndërsa kompanitë që aplikojnë dëshmojnë se nuk ka fonde”, theksoi Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kujtoi se Qeveria kishte ndryshuar edhe procedurat për Bankën Maqedonase të Zhvillimit, e cila për herë të parë merr para direkt nga buxheti në vend të institucioneve financiare ndërkombëtare./Telegrafi/