Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, njoftoi se këtë javë do të takohet me Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ka vendosur të largohet nga koalicioni qeveritar dhe të kalojë në opozitë.

Takimi fillimisht ishte planifikuar për javën e kaluar.

“E shtymë takimin me Arben Taravarin për këtë javë, kështu që do të takohem me të këto ditë”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Kur u pyet se si do t’i komentonte zhvillimet aktuale në qeveri dhe largimin e Arben Taravarit nga pushteti, Filipçe tha se koalicioni qeveritar po shpërbëhet një vit pas formimit të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Taravari ishte një faktor kyç në bllokun shqiptar që iu bashkua kësaj qeverie. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat sa i përket koalicionit, lëvizjes së partisë Aleanca për Shqiptarët”, shtoi Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Këtë javë do të takohem me Arben Taravarin appeared first on Telegrafi.