Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se partia e tij nuk ka koalicion parazgjedhor as me BDI-në dhe as me të “Majtën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk kemi asnjë koalicion me BDI-në dhe as me “Të Majtën”. Nuk pajtohem me Kryeministrin kur thotë se qytetarët kanë vetëm dy opsione”, tha Filipçe.

Filipçe tha se njëri opsion është përparimtare, opsioni pro-evropian, ndërsa njëri është e fushatave të rrejshme me premtime boshe.
“Njëra është përparimtare, opsion pro-evrooian, e cila ofron kuadër cilësor, personat të cilët kanë dëshmuar se si punohet për qytetarët, ndërsa kjo është LSDM.

Tjetra është e OBRM-PDUKM-së, e cila shërben me fushatë të rrejshme, të cilët dëshmuan se nuk janë punëtorë. Ata bllokuan dhe e izoluan Shkupin”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";