Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se qeveria nuk po tregon transparencë në Marrëveshjen për borxhin e ri prej 6 miliardë eurosh.
Ai theksoi se me borxhin e ri, “çdo i porsalindur në 25 vitet e ardhshme menjëherë pas lindjes do të ketë borxh 6.000 euro. Për më tepër, sipas analizave të LSDM-së, borxhi publik do të tejkalojë 115% të BPV-së që është më keq se kriza greke e më shumë se një dekade më parë”, theksoi Filipçe.
Filipçe reagoi edhe ndaj pretendimeve të paqarta të Ministrit të Financave.
“Është e qartë se këto kontrata do të jenë jotransparente dhe konfidenciale. Ministri i Financave thotë se do të zbatohet një procedurë në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik, por me kompani të huaja. Ne kemi bërë një kontroll Ligji i Prokurimit Publik nuk do të zbatohet”, theksoi ai.
Filipçe shtoi se “OBRM-PDUKM, partia që është kritikuar për kontrata korruptive për shtatë vjet, tani vetë po krijon hapësirë për dyshime serioze”./Telegrafi/
The post Filipçe: Me huamarrje të re prej 6 miliardë eurosh, borxhi publik do të kalojë 115% të BPV-së appeared first on Telegrafi.