Filipçe-Mickoskit: Maqedonia nuk është eksperimenti juaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së ka kritikuar sërish politikat e kryeministrit, Hristijan Mickoski.

Ai tha se Maqedonia e Veriut nuk është eksperiement i tij, sepse LSDM e ka mbajtur shtetin stabil gjithmonë, edhe në krizat më të mëdha.

“Sonte nga Gjevgjelia kam një porosi për Hristijan Mickoskin – Maqedonia nuk është eksperimenti juaj, as vilajeti juaj. Ky është atdheu ynë, shtëpia jonë e përbashkët dhe ne do të luftojmë për të, ne nga LSDM-ja, ne që gjithmonë e kemi ndërtuar shtetin në kriza, në pasiguri, në kohë kur nevojitej guxim, jo populizëm”, tha Filipçe.

Siç theksoi Filipçe, LSDM nuk i ka gënjyer njerëzit, por se kanë qenë gjithmonë këtu për ta.

Advertisement

“Dhe ja ku jemi përsëri. Dhe do ta rregullojmë vendin përsëri. Maqedonia po zgjohet. Do ta rikthejmë përsëri ndjenjën se qeveria ekziston për popullin, jo për partinë. LSDM nuk është vetëm një parti. LSDM është një ide, një lëvizje për një shoqëri në të cilën çdo person është i rëndësishëm. Dhe kjo ide po rilind në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo zemër që beson se Maqedonia nuk duhet të dorëzohet. Në vend që ta lehtësojnë jetën, ata rritën çmimet e jetës së përditshme, duke i lënë qytetarët me shpenzime më të larta. Komuna është tërësisht e distancuar nga nevojat e popullit dhe njerëzve”, tha Filipçe.

Ai shtoi se se këto zgjedhje janë për të vërtetën, dinjitetin, për të ardhmen e shtëpisë së përbashkët, për Maqedoninë.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy