Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp në pyetje të gazetarëve nëse duhet të vendoset karantinë në Gostivar dhe Tetovë tha se momentalisht nuk ka një opsion të tillë.

“Ne po i shqyrtojmë këto çështje, biseduam për këto masa dhe konkludimi është se momentalisht nuk do të vendosim karantinë për Tetovën dhe Gostivarin. Theksin e çojmë te vaksinimi duke përfshirë edhe këto qytete ku është numri më i madh i pacientëve dhe pacientëve të hospitalizuar”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për shkak se kjo është e vetmja mënyrë për ta luftuar pandeminë e coronavirusit.

Ndryshe, qyteti i Gostivarit dhe Tetovës janë ndër qytetet me më së shumti të infektuar, ndërsa në Maqedoni për çdo ditë ka mbi 1000 raste në ditë dhe dhjetëra të vdekur./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Momentalisht nuk do të vendosim në karantinë Tetovën dhe Gostivarin appeared first on Telegrafi.