Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në mënyrë të suksesshme kaloi dita e parë e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”.

“Mesatarisht vaksinohen rreth 300 persona në orë ose 3.000 në ditë. Sot u vaksinuan një pjesë e punonjësve shëndetësorë dhe disa pjesëtarë të MPB-së. Nesër vazhdon vaksinimi në MPB dhe fillon në ushtri. Kolegët më njoftuan se i gjithë sistemi funksionon pa pengesa dhe kjo më gëzon”, tha Filipçe.

Ai rikujtoi se nga nesër hynë në fuqi masat e reja dhe ju bëri thirrje të gjithëve të kontribuojnë në luftën kundër pandemisë.

Ndryshe, në Maqedoni ka mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 pacientë me COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Filipçe: Në mënyrë të suksesshme kaloi dita e parë e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski” shkruan Telegrafi.