
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, bëri thirrje për një konsensus të brendshëm midis të gjithë aktorëve politikë në vend, me qëllim përcaktimin e mënyrës se si do të arrihet bashkëpunimi që vendi të vazhdojë procesin e integrimit evropian.
Pas takimit me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, Filipçe tha se LSDM mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian dhe se kjo është e vetmja mënyrë me të cilën shteti mund të forcojë kapacitetet e tij, që qytetarët të kenë një pozicion më të mirë ekonomik dhe që të ketë një reformë të vërtetë të sistemit ligjor.
“Më vjen keq që gjatë vitit të kaluar ka pasur ngecje në atë rrugë, mungon strategjia, politika dhe dialogu dhe për fat të keq po hapen çështje të mbyllura. Kam kërkuar mbështetje nga Komisionerja e BE-së, nga ajo personalisht dhe nga të gjitha institucionet evropiane, për të zhbllokuar rrugën tonë të integrimit evropian dhe dua të them se kjo nuk është koha për llogaritje, as për interesa të ngushta dhe të vogla partiake. Kjo është një kohë në të cilën secila parti duhet të bëjë çmos për të vazhduar në rrugën e integrimit evropian, për të hapur kapitujt e negociatave sepse qytetarët e presin këtë nga ne”, tha Filipçe.
Ai e vlerësoi takimin me Komisioneren Evropiane si konstruktiv dhe si provë të mbështetjes së vazhdueshme dhe të sinqertë që Bashkimi Evropian i ofron vendit./Telegrafi/
The post Filipçe: Nevojitet konsensus i brendshëm, nuk është koha për llogaritje, as për interesa të vogla partiake appeared first on Telegrafi.