Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në mëngjes ka biseduar me Ivan Poromanski, drejtor i Spitalit Pirogov në Sofje, ku janë paraqitur shtatë pacientët që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në autostradën “Struma” në Bullgari.
Të gjithë pacientët janë të qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe u jepet mbështetje psikologjike. Dy pacientë iu nënshtruan operacionit.
Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten, pas së cilës do të bëhet plani për transportin e tyre për në Shkup./Telegrafi/
The post Filipçe: Pacientët e lënduar të premten do të transportohen në Shkup appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";