Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova se tani nuk është koha për reforma, sepse është kohë lufte.

Siljanovska-Davkova: BE-ja nuk kishte strategji të qartë për Ballkanin

“Një president shteti, i cili vetëm një vit e gjysmë më parë mori gjysmë milioni vota, nuk mund të lejojë të thotë se kjo nuk është koha për reforma.

Disa ditë para kësaj, Nikolla Gruevski nga Budapesti shkroi një postim në të cilin tha se Evropa është në kohë lufte. Do të bëhet gjithnjë e më e qartë se OBRM-PDUKM kontrollohet nga Nikolla Gruevski nga Budapesti.

Dhe ata janë vetëm ekzekutues të politikave të tij dhe asgjë tjetër”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";