“Premtimi i kryeministrit Hristijan Mickoski se Maqedonia do t’i tregojë Bashkimit Evropian se do të jetë nxënësi më i mirë dhe se do të punojë për reformat në vend, nuk ka lidhje me realitetin”. Këtë e theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipce.

Sipas Filipçes, është legjitime që Qeveria të ketë dëshirë të jetë nxënësi më i mirë, por siç thekson ai, tani për tani ka vetëm notë të dobët në çdo fushë dhe në të gjitha lëndët.

“Le të shohim në cilat lëndë. Njerëzit duan një sistem. A ka një sistem në paga? Le ta lëmë mënjanë çështjen me Bullgarinë për një moment, sepse njerëzit jetojnë jetën e përditshme. A ka rritje të pagave?”, pyeti Filipçe.

Ai theksoi se nuk ka rritje as të pagës minimale dhe as të pagës mesatare dhe nëse do të kishte vullnet në Qeveri, do të kishin bërë ndryshime ligjore që do të lejonin rritje të pagave si gjatë kohës kur LSDM ishte në pushtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E rritëm nga 8 mijë denarë, u rrit disa herë. Tani është 24,000 denarë, paga minimale. A është e mjaftueshme? A është ligji konkret dhe nuk mund të ndryshohet? Jo, duhet të ndryshohet sipas nevojave të popullit. A ka inflacion më të lartë, jo mesatar dhe krahasuar me vitin e kaluar? Ka. A janë rritur kostot e jetesës? Po. Ato janë rritur me 20%. Inflacioni është më i lartë se rritja e PBB-së”, theksoi Filipçe.

The post Filipçe: Qeveria dëshiron të jetë nxënësi më i mirë, por për momentin ka nota të dobëta në të gjitha lëndët appeared first on Telegrafi.