Filipçe: Qeveria po frikësohet nga deklasifikimi i dokumenteve të ASK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skandali që hapi OBRM-PDUKM në lidhje me abuzimin e supozuar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është një tjetër konstruksion politik pa mbulesë, me qëllimin e vetëm për të defokusuar publikun dhe për të krijuar një imazh të rremë para zgjedhjeve. Këtë e theksoi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili u bëri thirrje edhe një herë institucioneve që menjëherë dhe plotësisht të deklasifikojnë dokumentet për rastin.

“Nuk e di se çfarë mendonte OBRM-PDUKM kur publikoi skandalin, a menduan se do të frikësoheshim? Por nuk kemi nga çfarë të ikim. E vërteta është një, dhe nëse del në dritë, qytetarët do të shohin se gjatë qeverisjes së LSDM-së nuk ka pasur absolutisht asnjë abuzim të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, as ndonjë monitorim apo përgjim të paligjshëm”, tha Filipçe.

Filipçe thekson se pas refuzimit të qeverisë për të zbuluar dokumentet, fshihet një frikë, jo nga abuzimi, por nga fakti se do të tregohet hapur se afera ishte e sajuar dhe e kurdisur.

“E tëra çfarë duhet të bëjë qeveria është të deklasifikojë materialet. Është e thjeshtë. Nëse ata me të vërtetë duan që publiku të dijë se çfarë po ndodhte, atëherë le të lejojnë qasje në dokumente. Nëse ka pasur përgjime, le të shohim se kush po monitoronte kë, pse dhe me urdhër të kujt”, tha Filipçe.

Advertisement

Ai paralajmëroi se duke refuzuar deklasifikimin e dokumenteve, Qeveria jo vetëm që po manipulon publikun, por po shkel drejtpërdrejt rolin e Kuvendit dhe po minon Kushtetutën./Telegrafi/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy