“Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Kovid”.

Kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se nuk ka nevojë të vendosen masa kufizuese.

“Për momentin nuk planifikojmë kufizime apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Filipçe tha se janë vaksinuar rreth 240 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se të premten pritet të arrijnë sasi të reja të vaksinës “Pfizer”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Filipçe: Situata është stabile, nuk planifikojmë kufizime të reja shkruan Telegrafi.