Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot deklaroi se 2.000 vaksina kineze për ne do të mbërrijnë në aeroportin e Sofjes sot, si një donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila është rezultat i iniciativës së ambasadorit tonë në Abu Dhabi .

“Qytetarët e të gjitha grupeve të moshës do të vaksinohen me ta. Rreth 25.000 qytetarë janë vaksinuar deri më tani, ndërsa vaksinimi në strukturat kritike do të përfundojë nesër. Sot është radha e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave”, tha Filipçe përpara arenës “Boris Trajkovski”, ku po kryhet imunizimi masiv.

Sot janë duke u vaksinuar gazetarët të cilët kanë aplikuar për vaksinim dhe të cilët gjenden në grupin e atyre me prioritet./Telegrafi/

Filipçe: Sot do të arrijnë 2.000 vaksina kineze shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";