Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për fitore në zgjedhje, edhe pse nuk janë publikuar rezultatet përfundimtare.
Filipçe në një postim në Facebook shkruan se Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian.
“Urime të sinqerta Edi Ramës dhe Partisë simotër Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. I uroj shumë suksese në mandatin e tij të ri, të katërt. Jam i bindur se Shqipëria fqinje do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian. Kjo fitore është edhe një konfirmim se qytetarët kanë besim në vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive. Me Edin pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes palëve tona dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, ka shkruar Filipçe.
The post Filipçe uron Ramën: I uroj suksese në mandatin e tij të ri appeared first on Telegrafi.