Filkov: Më në fund, do të ketë dispozita të qarta, të prera dhe të zbatueshme kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov e përshkruan vitin e parë të mandatit të tij si një luftë të drejtpërdrejtë për t’i rikthyer Ministrisë funksionin kryesor, t’i shërbejë drejtësisë dhe qytetarëve.

Ai për AIM thotë se reformat do të ndodhin, jo sepse dikush nga jashtë po i kërkon, por sepse qytetarët i meritojnë, duke theksuar se kjo do të thotë fundi i privilegjeve të mbrojtura dhe fillimi i barazisë së vërtetë ligjore.

“Dinamika e zbatimit të reformave është intensive, e fokusuar dhe plotësisht në përputhje me angazhimet që kemi ndërmarrë në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Jemi të vetëdijshëm se ky nuk është vetëm një proces teknik, por edhe një moment strategjik për vendin. Këto reforma nënkuptojnë përfitime konkrete për qytetarët, sundimin e ligjit, drejtësi më efikase dhe të drejtë, si dhe institucione më të forta.

Ne kemi vullnetin politik dhe një qëllim të qartë, për të ofruar atë që është rënë dakord dhe e nevojshme. Po i ndjekim afatet në mënyrë të disiplinuar. Nga 8 ligje nga Agjenda e Reformave me një afat deri në qershor 2025, 5 janë dërguar në Qeveri, ndërsa pjesa tjetër janë në fazën përfundimtare.

Advertisement

Ligji për Këshillin Gjyqësor është në fazën përfundimtare dhe pres që të miratohet deri në fund të muajit, siç është planifikuar. Ky është një hap kyç në forcimin e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit”, tha Filkov./Telegrafi/

The post Filkov: Më në fund, do të ketë dispozita të qarta, të prera dhe të zbatueshme kundër korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy