Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov i ka reaguar deputetit të OBRM-DPUKM-së Antonio Milloshoski, i cili mbrëmë tha se ministri në fjalë nga radhët e ZNAM, ka performancë të dobët në qeveri. Filkov përmes një shkrimi në rrjete sociale thotë se Milloshoski i shpëtoi drejtësisë në rastin “I fuqishmi”.

Lexo po ashtu
Milloshoski: Mendoj se ministri i Drejtësisë ka performancë të dobët

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kusuri i Gruevskit, i njohur me nofkën “Xhuxhi nga Nebregova”, dhe i mbajtur mend mirë nga publiku për aferat që kanë të bëjnë me LAMM dhe bizneset familjare në Kërçovë, duket se ende nuk e ka zakon të japin llogari para qytetarëve që e kanë zgjedhur.

Duke qenë se është dukshëm i painformuar dhe i izoluar nga partia, e drejtoj në partinë e tij ose në Qeveri, ndoshta më në fund do ta informojnë për procedurat, afatet dhe statusin e ligjeve! Më lejoni ta kujtoj se është në Parlament që nga viti 2011, pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm dhe mori pjesë në mënyrë aktive në krijimin e sistemit “kancerogjen” të drejtësisë.

Tani është koha e duhur për t’i kujtuar publikut se ishte ai që mori pjesë drejtpërdrejt në procesin e miratimit të ndryshimeve të dëmshme të Kodit Penal në vitin 2023, duke shpëtuar kështu veten nga përgjegjësia për veprën penale në rastin i fuqishmi“, ka shkruar mes tjerash Fillkov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filkov, Milloshoskit: “Xhuxhi nga Nebregova”që shpëtoi vetën nga përgjegjësia për vepër penale appeared first on Telegrafi.