Fillojnë punimet për hapjen e vendkalimit të ri kufitarë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej rreth dy orë sa nevojitet të arrihet nga Resnja deri në komunën greke Prespa, me vendkalimin e ri kufitar Markova Noga – Lemos, ndërtimi i së cilës edhe zyrtarisht ka filluar nga dy anët e kufirit, koha për udhëtim do të ulet në 40 minuta.

Punët në projektin BorPres2 nga ana maqedonase kanë filluar zyrtarisht në mars, ndërsa dje në Komunën e Prespës është shënuar fillimi edhe në anën greke, me ngjarjen “Stacioni kufitar Liqeni i Prespës”: Vendosja e vendkalimin kufitar mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Liqenit të Prespës”, ku kanë marrë pjesë ministra të Punëve të Brendshme të dy vendeve Pançe Toshkovski dhe Teodoro Livanios, ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas, si dhe përfaqësues të pushteteve lokale.

Për shkak grevës së djeshme 24 orëve të gazetarëve në Greqisë, mediat greke, para se gjithash ata nga pjesa veriore e vendit, sot publikuan për fillim të punëve në Prespë.

Delegacioni i Maqedonisë, së bashku me ambasadorin Rokas, e kanë kaluar në këmbë kufirin dhe kanë mbërritur në ngjarje në Prespë.

Advertisement

Ambasadori i BE-së në vend në një deklaratë për mediat, ka thënë se është ditë e rëndësishme historike, por edhe se për të ëshë nder që i pari e ka kaluar kufirin.

“Ky është një program i financuar nga BE-ja dhe shpresojmë që, mbi të gjitha, të përmirësojmë komunikimin midis popujve, por edhe të mbrojmë Prespën, liqenin që është një vend i trashëgimisë botërore në biodiversitet. Besoj se do të ndihmojë me turizmin, me komunikimet, me tregtinë dhe jam vërtet i lumtur që jam i pari që kaloj kufirin. Shpresoj që brenda një viti e gjysmë deri në dy do ta bëjmë zyrtare”, tha Rokas për gazetën “Ihos” nga Follorinë.

 

The post Fillojnë punimet për hapjen e vendkalimit të ri kufitarë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy