Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot filloi pagesa e pagesës sociale dhe pagesës për mbrojtje civile dhe të fëmijëve për muajin prill.

Përdoruesit e këtyre që kanë kartela do të mund që t’i marrin paratë në bankomatet e bankave nga dita e sotme.

“Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe të shfrytëzuesve të ndihmave sociale në kushte të virusit COVID-19, për personat të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe edhe atë sipas renditjes alfabetike”, sqarojnë nga MPPS.

Nga dita e martë pagesa do të bëhet për personat mbiemri i të cilëve u fillon me A, B, V, G, D, Gj, Zh, Z, X, I, j, K, L, Ll dhe nga dita e mërkurë për personat mbiemri i të cilëve u fillon me M, N, Nj, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillon pagesa e ndihmës sociale për muajin prill në Maqedoni shkruan Telegrafi.