Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca e 142-të, në të cilën në rend dite është propozimi për emërimin e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësuese në Qeveri.

Mitko Bojmacalijev nga LSDM-ja propozohet për zëvendësministër plotësues në MPB, ndërsa ministrja aktuale Jovanka Trençevska për zëvendësministre plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga OBRM-PDUKM, Elena Petrova është propozuar për zëvendësministër plotësuese të Financave, Stefan Andonovski për shoqëri informative dhe administratë dhe Cvetan Tripunovski për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra.

Më herët në seancën e sotme të 141-të, me 65 vota “pro” dhe tre “kundër”, Kuvendi votoi qeverinë teknike të drejtuar nga Talat Xhaferi. Në seancë morën pjesë 111 deputetë. Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë abstenuar nga votimi për qeverinë teknike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fillon seanca për emërimin e deputetëve dhe zëvendësministrave plotësueses në qeverinë e RMV-së appeared first on Telegrafi.