Komisioni Parlamentar për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka filluar intervistat me kandidatët për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sot dhe nesër do të intervistohen 10 kandidatët, pas së cilës do të bëhet përzgjedhja dhe zgjedhja e kryetarit të Komisionit Antikorrupsion.

Ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje për shkak të akuzave në rastin “Addiv”.

“Sot fillojmë me intervistat me 5 prej tyre, nesër vazhdojmë me 5 të tjerët. Është planifikuar që ditën pas intervistave të mblidhemi si Komision dhe, sipas formularit dhe ligjit, duke respektuar procedurat, të bëjmë renditjen e kandidatëve dhe secili anëtar ta vlerësojë veçmas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Plani është që në fund të javës, sipas asaj që përcakton Kuvendi, pra të premten, të thirret Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime dhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të zgjidhet pas vlerësimit nga Komisioni i Përzgjedhjes”, tha Bojan Stojanovski