Florin Besimi pas shpalljes së vendimit për Spitalin Modular: Kjo nuk është drejtësi, familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djegia e Spitalit Modular, një vit e gjashtë muaj burg për Florin Besimin dhe Artan Etemin

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, i cili sot u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për djegien e Spitalit Modular, pas shpalljes së aktgjykimit tha se kjo nuk është drejtësi dhe se familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë.

Ai theksoi se procesi i gjykimit nuk ka pasur për qëllim të zbulojë fajtorët e vërtetë të djegies së Spitalit Modular, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga thellësia e shpirtit shpreh keqardhje për familjarët e viktimave. Humbja e jetëve nuk mbyllet kurrë, por padrejtësia është edhe më e rëndë. Gjykimi nuk kishte synim të zbulojë përgjegjësit e vërtetë për djegien e spitalit modular. Ky gjykim i kthye në gjykim ndaj atyre që nuk kishin faj. Mua më akuzuan për mospasje të aparateve kundër zjarrit”.

Advertisement
Lexo po ashtu
Djegia e Spitalit Modular, një vit e gjashtë muaj burg për Florin Besimin dhe Artan Etemin

“Unë nuk e kam nënshkruar pranim-dorëzimin e objektit dhe këtë e kam dëshmuar në gjykatë, por kjo nuk u mor parasysh. Kjo nuk është drejtësi, por shmangie nga e vërteta. Familjarët e viktimave nuk e meritojnë një fajtor të rremë siç u bë sot. Për të vërtetën do të flas gjithmonë dhe nuk do të ndalem”, tha mes tjerash Florin Besimi.

Advertisement

Përveç tij, me një vit e gjashtë muaj burg u dënua edhe ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, ndërsa Spitali i Tetovës si person juridik u dënua me gjobë prej 1 milionë denarë./Telegrafi/

The post Florin Besimi pas shpalljes së vendimit për Spitalin Modular: Kjo nuk është drejtësi, familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy