Ndeshja fudbollistike që sonte luhet në Tiranë mes Serbisë e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzkonshëm edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast në temperaturat e nxehta verore Policia e Shtetit Shqiptar, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup, organizoi sot një aktivitet të posaçëm në pikën kufitare të Bllatës, i cili u prit mjaft mirë nga qytetarët.

Gjatë këtij aksioni, punonjësit e policisë shpërndanë ujë falas për udhëtarët dhe mundësuan kalimin e tyre me procedura të përshpejtuara.

Iniciativa u realizua në bashkëpunim me biznese dibrane dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, sidomos në ditët me fluks të lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky veprim shihet si një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, në funksion të shërbimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

 

The post Fluks i madh i udhëtarëve drejt Shqipërisë, Policia me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup shpërndau ujë për udhëtarët në pikën kufitare “Bllatë” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";