FMN parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për 3,2 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3,2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026. Norma e inflacionit, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 3,4 për qind dhe vitin e ardhshëm 2,2 për qind.

Në rajonin e Serbisë është parashikuar rritje prej 3,5 për qind, Shqipërisë 3,8 për qind, Kosovës 4 për qind, Malit të Zi 3,2 për qind dhe BeH-së 2,8 për qind.

FMN në raportin e tij të fundit uli parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2025, duke vënë në dukje se rritja e tarifave dhe pasiguria e përgjithshme do të çojnë në një “ngadalësim të ndjeshëm”.

Parashikimi i fundit global thotë se ekonomia botërore do të rritet për 2,8 për qind këtë vit, që është më pak se vlerësimi i mëparshëm prej 3,3 për qind.

Advertisement

Në SHBA, rritja pritet të jetë 1,8 për qind, nga një vlerësim i mëparshëm prej 2,7 për qind. Parashikimi i rritjes për Mbretërinë e Bashkuar është ulur gjithashtu nga 1,6 në 1,1 përqind.

The post FMN parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për 3,2 për qind appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy