Foshnja e sapolindur është pacienti më i ri me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Drejtorja e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Aspazija Sofijanova thotë se edhe foshnjat preken nga ky virus, por kalojnë më mirë.

“Pacienti më i ri është një foshnjë e sapo lindur para disa ditëve për shkak se edhe ato preken nga ky virus, megjithatë kalojnë më së miri”, tha Sofijanova.

Ajo theksoi se më e rrezikshme nga virusi te fëmijët është faza pas coronavirusit, përkatësisht nuk dihet cili organ mund të sulmohet nga virusi ose i njëjti të lë pasoja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup momentalisht mjekohen rreth 40 fëmijë bashkë me nënat e tyre./Telegrafi/

Foshnja 2 ditëshe është pacienti më i ri me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.