Fronti Evropian: Nuk pranojmë që inspektoratit t’i hiqet statusi juridik dhe të kalojë në kompetenca

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fronti Evropian nuk heq dorë nga bllokimi i ligjit për inspektoratin e gjuhëve deri sa nuk bëhen pjesë e gjetjes së zgjidhjes. Deputetja Arbana Pasholli deklaroi se ndryshimet që janë aktualisht në Kuvend, janë të papranueshme për to. 17 punëtorë të inspektoratit të gjuhëve janë tashmë në muajin e gjashtë pa paga dhe pa sigurim shëndetësor e pensional.

Zgjidhja, shihet te miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, por që janë bllokuar në Kuvend për shkak se shumica nuk ka Badenter.

Fronti refuzon që inspektoratit t’i hiqet statusi juridik dhe të kalojë në kompetenca të Ministrisë së Drejtësisë.

“Ne që nga fillimi e kemi kundërshtuar mënyrën se si është bërë përpjekje që përmes propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për inspektoratin e përdorimit të gjuhëve të ndërhyhet në ligjin për përdorimin e gjuhëve që e kemi konsideruar si diçka antikushtetuese dhe joligjore dhe për sa kohë bëhet kjo tentativë ne nuk do të lëshojmë pe. Në momentin që propozuesit do ta tërheqin këtë propozim-ligj dhe do të ulemi së bashkë dhe do të na konsiderojnë si pjesë të procesit atëherë do të japim edhe sugjerimet tona patjetër”, tha Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

Advertisement

The post Fronti Evropian: Nuk pranojmë që inspektoratit t’i hiqet statusi juridik dhe të kalojë në kompetenca appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy