Më 13 shkurt, Qeveria mori vendim për emërimin e Frosina Remenskit për konsull të përgjithshëm dhe shefe të Konsullatës së Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Venecia të Italisë.

Nënshkrues i këtij vendimi është nënkryetari i Qeverisë, Fatmir Bytyqi

Frosina Remenski është profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Si anëtare e LSDM-së ishte deputete, nënkryetare e Kuvendit dhe ministre e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo akuzohej në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” me “Boki13”, por Prokuroria nuk arriti ta vërtetonte akuzën, ndaj ajo u la e lirë./Telegrafi/

The post Frosina Remenski emërohet konsull në Venecia të Italisë appeared first on Telegrafi.