FSSH: Në katër vitet e fundit nuk është evidentuar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) kryen kontrolle të rregullta në zbatimin e obligimeve të dakorduara me institucionet publike dhe private të shëndetësisë dhe informon se në katër vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore. Lidhur me pretendimet e fundit për ndërhyrje të supozuara të panevojshme mjekësore, të parashtruara në opinion, FSSH-ja edhe një herë përsëriti angazhimin e saj për transparencë, respektim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të pacientëve.

Nga FSSH-ja theksojnë se po ndjek “me kujdes të duhur” të gjitha çështjet lidhur me cilësinë, sigurinë dhe ligjshmërinë e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për persona të siguruar dhe u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në sistemin shëndetësor, si dhe deri tek opinioni, “për komunikim të matur dhe të arsyetuar bazuar në fakte të verifikueshme, me qëllim ruajtjen e besimit në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shmangien e përgjithësimeve që mund të shkaktojnë sensacionalizëm”.

“Fondi thekson rëndësinë e respektimin drejt standardeve profesionale, etikës mjekësore dhe parimeve të mjekësisë së bazuar në prova, të cilat paraqesin themelin e sistemin shëndetësor. Në kuadër të kompetencave të veta ligjore, FSSH kryen kontrolle të rregullta të obligimeve të dakorduara me institucionet publike dhe private të shëndetësisë, me qëllim të sigurohet që shërbimet e kujdesit shëndetësor të ofrohen në përputhje me rregulloret ligjore dhe kontratat e lidhura. Në të gjitha institucionet kryhen kontrollet e rregullta vjetore, ndërsa Fondi vepron edhe për ankesat e paraqitura nga pacientët ose për gjetjet e veta. Në katër vitet e fundit, nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore, ndërsa Fondi ka kryer nëntë kontrolle për fonde të mbledhura privatisht bazuar në analizat e veta”, theksohet në kumtesën e FSSH-së.

FSSH-ja, megjithatë, potencon se nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar justifikimin mjekësor të ndërhyrjeve të kryera, as për të ushtruar mbikëqyrje inspektuese ndaj punës profesionale të institucioneve shëndetësore, duke treguar se këto kompetenca janë brenda fushëveprimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ose të komisioneve të posaçme të formuara nga ministri i Shëndetësisë.

Advertisement

Fondi, në kuadër të kompetencave të tij, potencon se do të vazhdojë të punojë për të parandaluar parregullsitë e mundshme në përdorimin e burimeve financiare dhe se mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore.

Ministria e Shëndetësisë më herët kumtoi se tashmë është duke u koordinuar për të verifikuar pretendimet e ndara në opinion në lidhje me ndërhyrje të panevojshme eventuale mjekësore, si dhe duke kryer mbikëqyrje urgjente dhe të jashtëzakonshme me qëllim që të fitohet një fotografi e plotë, pasi që kardiologu Sashko Kedev, për televizionin Kanal 77, deklaroi se në spitalet private po kryhen ndërhyrje të panevojshme me qëllim të përfitimit më të madh.

The post FSSH: Në katër vitet e fundit nuk është evidentuar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy