Prej 27 shtatorit do të fillojë fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ka kumtuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor në mbledhjen që e mbajti para pak minutash pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi i shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor.

Fushata do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator.

Do të ketë edhe lista të pavarura, ku afati për dorëzimin e nënshkrimeve do të jetë prej më 16 deri më 31 gusht.

KSHZ-ja kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme të dërgojë listën e qytetarëve që kanë të drejtën për votë, duke përfshirë edhe qytetarët që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Me ndryshimet e fundit zgjedhore, MPB-ja duhet të dorëzojë edhe të dhënat e fundit për identifikim përmes gishtërinjve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Votimi nuk do të realizohet në diasporë, sikurse në Zgjedhjet Parlamentare, ashtu që gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të votojnë në qendrat e votimit brenda shtetit.

Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator, s’ka votim në diasporë! shkruan Telegrafi.