Ganiu: Çairi po mbytet në mbeturina, Arsovska të mos lejojë të përdoret nga BDI

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vazhdon konflikti në mes Ganiut dhe Arsovskës, një kamion me mbeturina u la para Qytetit të Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është deklaruar në lidhje me përplasjen me kryetaren e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska. Ganiu tha se situata me mbeturinat është shqetësuese në Çair dhe për këtë e fajësoi Arsovskën.

“Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai.

Ganiu i bëri thirrje kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, që të mos lejojë të përdoret nga strukturat e BDI-së dhe të angazhojë urgjentisht NP “Higjiena Komunale”. Ai kritikoi edhe partnerët politikë nga Saraji për fushatë politike në kurriz të qytetarëve.

Advertisement
Lexo po ashtu
Vazhdon konflikti në mes Ganiut dhe Arsovskës, një kamion me mbeturina u la para Qytetit të Shkupit

Në deklaratë u përmendën edhe premtimet e pambajtura nga Bashkia, përfshirë parkun, bulevardet, transportin publik falas dhe investimet në Çarshinë e Vjetër.

Advertisement

“Çairi nuk ka borxhe ndaj Qytetit. Kemi plan të gatshëm për pastrim dhe dezinfektim – mjafton që Qyteti të mos bllokojë”, tha Ganiu, duke theksuar se Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim institucional dhe veprim konkret.

The post Ganiu: Çairi po mbytet në mbeturina, Arsovska të mos lejojë të përdoret nga BDI appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy