Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë një thirrje publike për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze, pasi nesër fillon dhe fushata zgjedhore në vend.

Në deklaratën e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e komunave, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion.

“Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe reflektim i aspiratave tona europiane”, u shpreh Gashi.

Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve, kandidatëve dhe qytetarëve që të shmangin çdo formë presioni, gjuhë të urrejtjes, propagandë përçarëse apo keqpërdorim të resurseve publike. Gashi kujtoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të Deklaratës së përbashkët për zgjedhje të drejta dhe demokratike, të miratuar më herët nga Kuvendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gashi tha që fushata të fokusohet në nevojat e qytetarëve dhe të udhëhiqet nga ndershmëria.