Gashi: Brenda një viti përmirësuam dukshëm fushat në sferën e sigurisë së Kuvendit, transparencës dhe digjitalizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, në emisionin “BE dhe NE” në RTVM, deklaroi midis tjerash se brenda një viti kanë arritur që të zhvillojnë diplomacinë parlamentare.

Sipas Gashit, tre katër fushat kryesore ku ata kanë vendosur fokusin kryesor, si Transparenca, qasja ndaj Parlamentit, digjitalizimi dhe Siguria janë përmirësuar dukshëm.

“Unë mandatin e fillova me një vizion më afatgjatë dhe me më shumë prioritete. Të cilat, në fakt ishin përcaktime strategjike të vet Kuvendit, si dokumente që janë sjell në këtë Kuvend. Megjithatë, edhe janë, si me thënë vizioni i imi për atë se si unë e shoh Parlamentin. Dhe ajo është pak më shumë ambicioz sesa që duhet realisht në rrethanat të cilat jemi si shtet. Megjithatë, pjesa ime më mbetet që të punoj vazhdimisht. Siç e thatë edhe ju është viti i parë, po kalon në këtë muaj. Unë jam prej atyre njerëzve që mendojnë se duhet ta bëjmë punën maksimalisht”.

“Me nder, me përkushtim dhe pastaj vlerësimi iu mbetet qytetarëve. Prandaj unë nuk do të kisha vlerësuar deri ku jemi në këtë rrugëtim, por mendoj se kemi hapur shumë shtigje dhe po punojmë në shumë fusha. Fushat kryesore të cilat kemi bërë përparim të dukshëm është diplomacia parlamentare që nuk ka qenë e zhvilluar dhe që ne po e zhvillojmë në një masë të dukshme dhe mjaft ambicioze. Transparenca, qasja ndaj Parlamentit, digjitalizimi dhe siguria e Parlamentit janë tre katër shtyllat kryesore të cilat jemi munduar vazhdimisht të punojmë brenda këtij viti. Dhe çdo ditë gati se jemi marr intenzivisht me punën e këtillë që ta shtyjmë Parlamentin drejt arritjes së këtyre qëllimeve”, deklaroi Gashi.

Advertisement

The post Gashi: Brenda një viti përmirësuam dukshëm fushat në sferën e sigurisë së Kuvendit, transparencës dhe digjitalizimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy