Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka thënë se të gjithë partitë shqiptare duhet të mblidhen bashkë për të hartuar një plan që i ndalon të rinjtë të ikin nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi gjithë vëllezër e motra, ne ua duam të mirën shqiptarëve, hajdeni të bëhemi bashkë dhe të garojmë për të mirën e shqiptarëve e jo të fyhemi dhe të shahemi mes vete. O Ali AHmeti hajdeni të bëhemi bashkë dhe të ndalim ikjen e rinisë tonë. Ky është akti patriotik më i madh që mund ta bëjmë”, deklaroi Gashi nga Bogovina.

Përndryshe, Gashi ka bërë gjithashtu disa aktivitete më herët në këtë temë duke folur me qytetarët. /Telegrafi/

Gashi: Duhet të bëhemi bashkë për të ndaluar ikjen e rinisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";